Beqiri: Partitë e reja sillen si të vjetrat. Pa ekip, pa ideale dhe të gatshme për pazare
I ftuar në emisionin "Drejt", në "Ora News", juristi Evarist Beqiri komentoi performancën e partive të reja në zgjedhje, duke theksuar se mungesa e bashkëpunimit dhe sjelljet arrogante tregojnë se ato nuk ofruan një alternativë të vërtetë politike.
"Është një numër për tu marr në konsideratë, megjithatë kishin pritshmëri për më shumë dhe ndoshta kjo sjellja është pak arrogancë. Ka dal i dyti për shembull ndoshta se pretendonin që do mernin të dytin ndoshta dhe më shumë. Pritshmëritë kanë qenë për shumë më tepër.
Dhe vetë zoti Rama është vendosur në listë para ca vitesh në Vlorë dhe Durrës, nuk është e thënë se është ndonjë ndryshim i madh.
Unë shoh një problem tjetër. Këto parti janë të reja por sillen pak si të vjetra, qoftë në qasjen që patën gjatë fushatës, shoh një farë arrogance, një gjuhë të ashpër.
Mbaj mend sherrin e famshëm në mes të protestës që ishin mbledhur për një kauz shumë fisnike, një vetvrasje i policisë së shtetit.
Dalin dy krahët e partive të reja, të zihen për mikrofonin.
Çfarë tregon kjo? Me një fjali: Pa ekip, pa ideale dhe të gatshëm për pazare.
Këtë pash unë në përgjithësi nga partitë e reja dhe rezultati u'a tregoi", u shpreh Beqiri.
