VIDEO/ Qeveria fali gjobat para zgjedhjeve, Aulon Kalaja bën kallëzim në SPAK

Kandidati për deputet i PD në listën e hapur në Durrës, Aulon Kalaja është paraqitur këtë të martë në ambientet e SPAK.

Mësohet se Kalaja do të dorëzojë një kallëzim penal në institucionin e Prokurorisë së Posaçme, për vendimin e qeverisë për faljen e gjobave pak ditë para zgjedhjeve.