''Ramën nuk e ndalën dot'', Qiraxhi: Partitë e vogla fituan betejën me vetveten
Mirgen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se me vetveten është një betejë e fituar e partive të vogla.
Qiraxhi: Ne e kemi rezultatin tashmë dhe mendoj se rezultati mundet që të bëjë analizë në tre dimensone e partive të vogla dhe opozitës.
Një me vetveten dhe unë mendoj se secila nga këto parti me vetveten që do thotë me anëtarin e vet ka dalë le të themi i nderuar.
Në këtë kuptim me veteveten une besoj se është një betejë e fituar e partive të vogla.
Ka një dimension tjetër në të cilën duhet të bëhet matja e rezultatit në raport me vendin dhe Shqipërinë.
Në raport me vendin dhe Shqipërinë unë mendoj që opozitarizmi i tërë pësoi një disfatë të madhe.
Por edhe partitë e vogla gjithashtu pësuan një disfatë të madhe.
Partitë e vogla Ramën nuk e ndalën dot.
