''Kemi arritur një rezultat të mirë'', Qori: Jemi shndërruar në parti parlamentare, ky është hap cilësor

Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se rezultati i Lëvizjes Bashkë në zgjedhje ishte i mirë pasi nga një parti jo parlamentare u shndërrua në parti parlamentare.

Qori: Unë e kam thënë para zgjedhjeve që Lëvizja Bashkë ka të sigurt vetëm votën time.

Ne nuk jemi një parti që hyjmë në zgjedhje duke pasur në thes patate siç e bëjnë partitë e vjetra që i kanë ndërtuar marrëdhëniet me një pjesë të elektoratit në mënyrë tejet klienteliste madje feudale.

Në këtë kuptim unë mendoj se rezultati ynë është një rezultat i mirë.

Sigurisht nuk është rezultat shumë i mirë ama është rezultat i mirë sepse nga një parti jo parlamentare jemi shndërruar në parti parlamentare.

Për çdo kënd që merret me politikë ky është një hap cilësor.

Pra nuk është vetëm një hap sasior por është një hap cilësor.

Sigurisht fushata që kemi bërë ka qenë e jashtëzakonshme në kutpimin e përkushtimit, e stërmundimit fizik, e minimumit të mjeteve financiare e infrastrukturore për të bërë fushatë.

E prap se prapë ja kemi arritur.

Ja kemi arritur të frymëzojmë rreth 25 mijë qytetarë shqiptarë dhe cilësoj të kemi një përfaqësues në Kuvendin e Shqipërisë.