"Jozefina e vajtonte humbjen e zgjedhjeve me lot rrëke"/ Rama: Berisha, kuf*më me kapelën e Trump

Kryeministri Edi Rama në festën e fitores me deputetët nuk la pa ironizuar kreun e PD, Sali Berisha si dhe Jozefina Topallin.

"Të cilat sollën dallgën e 11 Majit. E rikthyer si një Doruntinë, mbi samarin e listës së mbyllur, të mushkës gërmuqe të partisë.

Jozefina e vajtonte humbjen e zgjedhjeve me lot rrëke, me disa zarfa të Beratit, ku PS kishte marrë 90 përqind të votave. Vdiq, vdiq pluralizmi, thoshte.

Na e vranë pluralizmin dhe vdiq, ku, ku e mjera unë. Pra, ne jemi vrasësit e pluralizmit.

Berati është në krye të skuadrave për t’i mobilizuar shqiptarët jashtë vendit.

Kur ata çohen nga gjumi dhe thonë: rrush. Jemi ne hajdutët pse madhështorëve u mungojnë 200 mijë vota, ku ishin më konkurrues.

Ata i dhanë Shqipërisë një kufomë ambulante, me kapelën e Donald Trump, si përrallën e fëmijë, fluturon gomari," tha Rama.