EKSKLUZIVE/ Arrestohet Xhevdet Plaku në Durrës, i shumëkërkuari u kap me disa persona në një lokal
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 23 Maj 2025, 09:46
Policia e Durrësit ka arrestuar shumë të kërkuarin Xhevdet Plakun i njohur me nofken "Akili".
Ai rezulton një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i njohur për arratisjen e tij nga burgu në janar të këtij viti.
Pas arratisjes ai besohej se fshihej në Durrës.
Xhevdet Plaku ka qenë shënjestër e një antentati që më pas mbeti në tentativë.
Mësohet se në pranga kanë përfunduar edhe disa persona të tjerë.
Po ashtu janë gjetur armë zjarri pa leje.

Xhevdet Plaku
