Operacioni “Ura”/ Ja kush është ish-punonjësi i RENEA-s që akuzohet për pjesëmarrje në grupin kriminal

Altin Morina është një nga dy ish-punonjësit e policisë që është shenjestruar nga autoritetet shqiptare dhe ato italiane në kuadër të operacionit të përbashkët mes dy vendeve kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Operacioni “Ura”/ Ja kush është ish-punonjësi i

Altin Morina është një nga ish punonjësit e policisë që del i përfshirë te operacioni “Ura”. Gjithashtu rezulton se emri i tij del sërish si i përfshire në bashkëpunim me grupet kriminale në një tjetër dosje. Për rrjedhojë ai ra në prangat e policisë 2 javë më parë.

Kujtojmë se grupi i fuqishëm kriminal shqiptar me qendër në Durrës u shkatërrua nga autoritetet italiane në bashkëpunim edhe me SPAK.

Banda merrej me trafikun e kokainës nga Shqipëria, Italia, vendet e BE deri në Amerikën Latine. Prokurorët njoftuan se për operacionin e përbashkët janë urdhëruar 51 masa arresti dhe një masë ndalimi, nga të cilat janë ekzekutuar 42.