Megaoperacioni antidrogë, kreu i Policisë së Shtetit: Morën pjesë 349 policë

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e madh ndërkombëtar antidrogë të zhvilluar në Shqipëri dhe në Itali.

Ai tha se në këtë operacion me 52 urdhër-arreste kanë marrë pjesë 349 efektivë në total. Në operacion, janë përfshirë disa struktura të policisë.

“Operacioni ka qenë tepër i madh dhe këtë e tregon fakti se 349 policë janë përfshirë në këtë operacion. Në operacion është përfshirë edhe RENEA. Policia e Shtetit po tregohet e vendosur për të luftuar krimin”, tha Proda.