Shkatërrimi i grupit të fuqishëm kriminal/ Përse u la operacioni pas zgjedhjeve? Dumani: Ne kushtëzohemi nga…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Maj 2025, 12:54
A ka lidhje me zgjedhjet ky operacion dhe pse është lënë në këtë datë operacioni?
Altin Dumani: Nuk ka të bëjë fare me zgjedhjet, ne datën e koordinojmë bashkë me autoritete italiane. Kushtëzohemi nga njëri tjetri në lidhje me dinamikën e hetimit dhe marrjen e vendimit nga gjykata dhe përgatitjen për ekzekutimin e operacionit. Ajo që është e sigurt është që është një datë e dakordësuar me autoritetet italiane dhe Eurojust.