Kryeprokurori i Barit: Droga dhe paratë dërgoheshim me autobusë, mafia shqiptare një "kancer"

Kryeprokurori italian Roberto Rossi ka zbuluar detaje nga megaoperacioni për shkatërrimit e grupit kriminal që vepronte në Shqipëri dhe Itali.

“Transporti bëhej me autobus nga porti i Durrësit. Fluksi i parave është kuptuar nga të dhënat e bisedave dhe në fotot e bëra të këtyre bisedave ne celular, që rezultonin veç drogës dhe paratë. Bashkë me pakot edhe letra të shkuara me dorë për të dhënat e ekonomike të grupit. Kjo ishte e rëndësishme”, tha ai.

Kryeprokurori i Barit, Roberto Rossi po ashtu vlerësoi se bashkëpunimin me autoritetet hetimore shqiptare për të luftuar krimin në Shqipëri dhe Itali.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, me Kreun e SPAK-ut, Altin Dumani si dhe prokurorin e SPAK-ut, Vladimir Mara, pas një operacioni të madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës që çoi në arrestimin e 42 personave dhe shpalljen në kërkim të 10 të tjerëve, midis Italisë dhe Shqipërisë, Rossi tha se po punohet për arritjen e rezultate të përbashkëta dhe për të luftuar krimin në Itali dhe Shqipëri.

“Jemi të ndërgjegjshëm që autoritete e hetimit në Shqipëri dhe veçanërisht SPAK janë shumë të afta për të kapjen e vepra bashkë me ne. Kemi punuar dhe vijojmë të punojmë prej 10 vitesh për arritjen e objektivave të përbashkëta”, deklaroi kryeprokurori Rossi.

Ai theksoi se mafia shqiptare për fat të keq është forcë ndërkombëtare shumë e madhe por jemi të sigurt se populli shqiptar me anë të autoriteteve të drejtësisë do të jetë në gjendje ta luftojë këtë “kancer”.

“Për fat të keq mafia shqiptare është një forcë ndërkombëtare shumë e madhe por jemi të sigurt që populli shqiptar me anë të autoriteteve të drejtësisë do të jetë në gjendje të luftojë këtë “kancer””, deklaroi ai.

Kjo theksoi ai, do të arrihet përmes bashkëpunimit që Rossi e cilësoi si perfekt. “Jemi të sinkronizuar për të arritur këtë objektiv”, vuri në dukje prokurori Rossi.