MILIONA EURO ME AUTOBUS! Antimafia: Paratë e drogës ktheheshin në Shqipëri, dalin pakot me euro. Në hetime u gjetën dhe shënimet e ndarjes së parave
Autobusët e transportit nga Italia në Shqipëri shërbyen për të dërguar miliona euro të drogës në vendin tonë. Antimafia ka identifikuar lëvizjen e 5 milionë eurove, ndërsa SPAK bëri të ditur se për grupin e Durrësit më parë u kapën dhe tre milionë euro
Të paktën 5 milionë euro në 30 episode ka sjellë në shqipëri nga grupi kriminal që bazën e kishte në durrës. Ndërkaq në banesën e një prej të ndaluarve janë gjetur 3 milionë euro
Pamjet e dhëna nga autoritetet italiane dhe ato shqiptare tregojnë forcën e grupit. Paratë të ndara në pako me 20 euro, 50 dhe më shumë janë pjesë e shumave të sekuestruara
Prokurorët italianë shprehen se nga përgjimet u konstatua se shumat vinin në vendin tonë me autobus
Në sasitë e kokainës së sekuestruar vihen re dhe logot, paris, leon por dhe simboli i audit
Nga hetimet rezultoi se grupi ishte i mirëorganizuar dhe i ndarë në nëngrupe të tjera për të funksionuar. Gjithësesi në konferencë u tha se vijojnë hetimet për të zbuluar emrat e tjerë të përfshirë
