''Këto zgjedhje nuk kishin pritshmëri'', Bala: 60% e njerëzve nuk dolën të votojnë

Gazetari, Alban Bala i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se procesi reflektoi një mungesë të madhe të përfshirjes në votimë të njerëzve.

Bala: Në këtë mes tërësisht procesi nuk reflekton as ndjeshmëritë, as orientimet.

Procesi mirë ose keq reflekton një mungesë të madhe të përfshirjes në votime të njerëzve.

Nëse duam të flasim realisht ne jemi në kushtet që praktikisht kemi të paktën 60% të njerëzve të cilët nuk kanë dalë të votojnë.

Ti mund ta quash këtë lloj fitoreje në pikëpamjen e shprehjes, por në pikëpamjen e numrave nuk jemi.

Këto zgjedhje nuk kishin frymën e zgjedhjeve.

Këto zgjedhje nuk kishin pritshmëri.

Njerëzit nuk kishin pritshmëri se këto zgjedhje do ndryshonin diçka.