Komisioneri për Diskr*minimin: Gjuha e urre*tjes në fushatat zgjedhore, tendencë e përsëritur dhe shqetësuese

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares së Ora News Sonila Musai, ka ngritur shqetësimin për gjuhën e përdorur nga politikanët gjatë fushatës zgjedhore në Shqipëri.

Sipas Gajdës, fushata e këtij viti nuk ka sjellë ndonjë ndryshim të madh krahasuar me ato të mëparshmet.

Ai theksoi se ka munguar përqendrimi tek programet dhe debatet konstruktive, ndërsa është vënë re një përqendrim "i dhunshëm në vetvete", me tendenca denigruese që shpesh kanë prekur edhe tiparet fizike të kandidatëve.

“Episode të tilla kanë ngritur shqetësime të forta për komunitetin.

Ky nuk është një fenomen i ri. E kemi parë edhe në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, ku gjuha ishte po aq, në mos më e ashpër”, deklaroi Gajda.

Ai nënvizoi nevojën për një reflektim të klasës politike dhe për vendosjen e standardeve të komunikimit që respektojnë dinjitetin njerëzor dhe shmangin diskriminimin.