INTEGRIMI NË 2030 I MUNDSHËM! Danimarka merr Presidencës: Mbështetje Shqipërisë
Danimarka është renditur në krah të Shqipërisë sa i përket negociatave të integrimit. Në vizitën në Tiranë, ministrja për çështjet evropiane theksoi angazhimin e vendit të saj në këtë proces
Në takimin me ministren Çështjet Evropiane të Danimarkës Marie Bjerre kreu i diplomacisë shqiptare e ka vënë theksin te përmbushja e detyrimeve në procesin e negociatave të integrimit.
Ministri Igli Hasani theksoi në deklaratë angazhimin për përmbylljen e kapitujve në afatet e parashikuara
Danimarka do të ketë presidencën e BE duke nisur prej korrikut, ndërsa Ministrja theksoi mbështetjen e vendit të saj për rrugëtimin e Shqipërisë.
Shqipëria synon përfundimin e negociatave me të gjithë grup-kapitujt në vitin 2027, për të nisur më pas bisedimet e anëtarësimit ku viti 2030 shihet si mundësia më e mirë e zgjerimit të unionit.
