Bino: Gazetaria profesionale po zëvendësohet me materiale të kuruara nga partitë politike
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 20 Maj 2025, 18:42
Blerjana Bino, përfaqësuese e Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt dhe drejtuese e SCiDEV, në një intervistë për emisionin “Epiqendër ” të gazetares së Ora News Sonila Musai, ka shprehur shqetësimin për ndikimin e partive politike në përmbajtjen mediatike gjatë fushatës zgjedhore.
Sipas Binos, ajo që vihet re gjithnjë e më shumë është se partitë politike po prodhojnë dhe shpërndajnë materiale të gatshme për mediat, duke zëvendësuar kështu punën e gazetarisë profesionale.
Bino shtoi se një situatë e tillë dëmton seriozisht cilësinë e informacionit që i transmetohet publikut dhe rrezikon të kthejë median në një zgjatim të propagandës politike, në vend që të mbetet një kanal i pavarur dhe kritik për informimin e qytetarëve.
