Sulmet ndaj gazetarëve/ Myzyraj: Po normalizohen në publik, të merren masa
Isa Myzyraj, Kryetari i Asocacionit të Gazetarëve në Shqipëri, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares së Ora News Sonila Musai, ka ngritur alarmin për dëmin e madh që po i shkaktohet gazetarëve, jo vetëm nga drejtues politikë dhe militantë partiakë, por tashmë edhe nga qytetarë të zakonshëm, të cilët po përvetësojnë gjuhën e urrejtjes që përdoret ndaj mediave.
Myzyraj tha se “dëmi që u është bërë gazetarëve është shumë i madh”, duke theksuar se në terren po vihet re një normalizim i sjelljes agresive ndaj përfaqësuesve të medias.
Ai i bëri thirrje liderëve politikë të jenë të kujdesshëm me mesazhet që përcjellin, pasi sipas tij, “gjuha agresive dhe sulmet ndaj gazetarëve kanë pasoja afatgjata për demokracinë dhe për të drejtën e publikut për t’u informuar”.
Ai kërkoi një për të ndalur këtë trend, duke e konsideruar mbrojtjen e gazetarit si mbrojtje të interesit publik.
