Kumrija: Janë ulur ndjeshëm emigrantët e paligjshëm shqiptarë drejt Britanisë së Madhe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2025, 19:41
Saimi Kumrija, avokat në Londër përmes një interviste në Ora News tha se emigrimi i paligjshmi nga Shqipëria në Britani ka pësuar një ulje.
Kumrija: Vizita e kryeministrit anglez në Shqipëri vjen në raport me vazhdimësinë e marrëveshjeve mes dy vendeve për të ulur numrin e emigrantëve drejt Mbretërisë së Bashkuar. Normalisht që është vënë re që ka pasur një ulje të emigrantëve shqiptarë që futen ilegalisht në Britani. Task-forca e ngritur mes dy vendeve ka sjellë një ulje të emigrantëve shqiptarë në Britani me rreth 90%, ndërsa një pjesë e madh edhe janë deportuar nga Britania.