K*nosi me fjalë një 28-vjeçare, procedohet i moshuari
Ngjarje të ndryshme janë regjistruar në Tiranë gjatë orëve të fundit, ku për motive të ndryshme janë proceduar penalisht disa qytetarë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga autoritetet.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. P., 75 vjeç, pasi për motive të dobëta ka kanosur me fjalë një 28-vjeçare;
-shpallën në kërkim shtetasin J. Sh., 34 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me një send të fortë, një 59-vjeçar. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit K. M., 23 vjeçe dhe E. P., 19 vjeç, pasi kanë vjedhur në dyqanin e shtetasit E. A.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin D. Xh., 28 vjeç, pasi me automjetin që dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin E. D. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale;
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
