Humbi kontrollin e makinës, ndërron jetë polici, dy të tjerë në gjendje të rëndë
Një aksident rrugor në aksin Borsh–Fterrë la pasojë vdekjen e një punonjësi policie, ndërsa dy persona të tjerë ndodhen në gjendje kritike në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Borsh–Fterrë, drejtuesi i një automjeti tip “Toyota” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal anësor.
Në automjet udhëtonin tre shtetas, konkretisht R. X., V. Th., dhe E. M., rreth 47 vjeç (punonjës policie), ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e dëmtimeve të marra.
Dy shtetasit e tjerë janë dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe përcaktimin e drejtuesit të mjetit në momentin e ngjarjes.
