Ndodh në Tiranë/ G*diti një 59-vjeçar, shpallet në kërkim i riu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2025, 09:40
Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi ka goditur me një send të fortë një 34-vjeçar.
Policia bën me dije se sherri ka ndodhur për motive të dobëta dhe po punohet për kapjen e të riut.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-shpallën në kërkim shtetasin J. Sh., 34 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me një send të fortë, një 59-vjeçar. Punohet për kapjen e tij”, njoftoi policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
