Si të parandaloni rikthimin e gurëve në veshka/ Këshillat e Dr. Faruk Dogan dhe trajtimet moderne në Spitalin Amerikan 3

Trajtimi i gurëve në veshka dhe të gjitha patologjive renale realizohet me sukses në Spitalin Amerikan 3 nga Dr. Faruk Dogan, përmes teknikave bashkëkohore, me ndërhyrje minimale, pa shenja të dukshme dhe me kohë shumë të shkurtër rekuperimi — duke i mundësuar pacientit të rikthehet shpejt në përditshmërinë e tij.

Për të parandaluar rikthimin e gurëve në veshka, gjëja më e rëndësishme është trajtimi I plotë. Nëse pas ndërhyrjes nuk mbetet asnjë fragment, mundësia që gurët të përsëriten ulet shumë. Por, nëse mbetet ndonjë copëz, ajo mund të rritet dhe të na sjellë përsëri probleme.

Për të evituar këto probleme, kirurg urolog Dr. Faruk Dogan jep njësërë këshillash duke theksuar se pacienti duhet të jetë i kujdesshëm dhe të bëjë kontrolle të rregullta.

 “Duhet të ndryshojmë stilin e jetesës. Ne nuk duam jetë sedentare; duhet të lëvizim, të ecim, të jemi aktivë.”

Pothuajse 90% e gurëve janë nga oksalati i kalciumit, e për këtë kirurgu urolog Faruk Dogan thotë se duhet të jemi të kujdejshsëm me ushqimin

“Kafe, vetëm një filxhan në ditë. Çokollata duhet me  masë. Kripa, sa më pak të jetë e mundur.• Perime jeshile si majdanozi dhe spinaqi — t’i konsumojmë më rrallë, sepse kanë shumë oksalat.• Fruta të thata si bajamet dhe arrat — duhet t’i kufizojmë”

Konsumi i ujit është edhe hapi kyç për të parandaluar rikthimin e gurëve në veshka


“Duhet të pimë shumë ujë! Uji pastron trupin nga kristalet përpara se ato të formojnë gurë. Në dimër duhet të pimë të paktën 2 litra ujë në ditë, ndërsa në verë 3 litra. Nëse nuk pimë mjaftueshëm ujë, rrezikojmë që gurët të rikthehen”

Por pavarëisht stilit të jetesës, kontrolli I rregullt mbetet primar

 “Shpesh pacientët vijnë vetëm kur kanë dhimbje dhe gurët janë rritur. Nëse kryejmë një kontroll çdo 6 muaj, mund ta zbulojmë gurin që në fillim dhe trajtimi bëhet shumë më i lehtë — si për pacientin, edhe për mjekun.”