Vajza lëndon me th*kë babain, arrestohet 43-vjeçarja në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një 43-vjeçare është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka plagosur me thikë babain e saj gjatë një konflikti në banesë.

VLORA- Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasen Z. N., 43 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se në banesën ku jeton së bashku me prindërit e saj, gjatë një konflikti në familje, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), babain e saj, shtetasin K. Gj., 74 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.