Mbyllet numërimi i preferencialeve në Elbasan, PS merr 10 mandate, ja emrat e kandidatëve më të votuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2025, 22:27
Në Elbasan ka përfunduar numërimi i votave preferenciale, nga ku Partia Socialiste do të çojë në Kuvend edhe pesë deputetë të listës së hapur, përveç atyre pesë të listës së mbyllur.
Sipas rezultateve paraprake 5 kandidatët për deputetë të listës së hapur PS që u shpallën fitues në mbyllje të procesit të numërimit janë Sara Mila, Sajmir Hasalla, Olsi Komici dhe Aulona Bylykbashi.
Demokratëve u është hequr edhe një i listës së mbyllur, më të votuarit janë Qani Xhafa me 5099 vota, pason Dritan Mitarja me 2856 vota dhe i treti në listë vjen Alis Narazani me 1447 vota.
Vota e diasporës do të përcaktojë deputetin e dhjetë të PS në qarkun e Elbasanit. Në garë për këtë mandat janë Agron Gaxho, Shkëlqim Bullari dhe Geldon Fejzo.
