A keni përgjegjësi për humbjen në zgjedhje? Paloka: Po Rama ka përgjegjësi që i vodhi?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2025, 20:22
Demokratët kanë reaguar për herë të parë pas humbjes në zgjedhje.
Demokrati, Edi Paloka dha një deklaratë për gazetarët para selisë blu ku Berisha ka thirrur një mbledhje urgjente me drejtuesit.
''Po Rama a ka përgjegjësi që i vodhi zgjedhjet?'', u shpreh Paloka para gazetarëve kur u pyet nëse ka përgjegjësi për humbjen e PD.
