Manaj: Opozita nuk mund të vazhdojë edhe sot e kësaj dite, që na u vodhën votat
Gazetari, Arben Manaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se opozita nuk mund të vazhdojë më me pretendimin që na u vodhën votat.
Manaj: Nuk e besoj se mund të vidhen 33 mandate. Kur e mori vesh opozita që iu vodhën votat?
Ti futesh në atë sistem që ti je vetë kontribuesi i atij sistemi dhe Berisha para se të ikja në Londër unë punoja për Asociated Press, kam qenë korrespondent në Shqipëri dhe bridhja me Berishën në mitingjet e PD.
Kam 33 vjet në Londër dhe sot e kësaj dite është po I njëjti Sali Berisha që është prap kryetari i një partie shumë të rëndësishme të opozitës.
Kemi nga ana tjetër një kryeministër që po mbush 25 dhe mesa duket edhe 35 dhe themi ku jemi.
Ne vërtet themi që i vodhën këto por si?
Unë e di që ka vjedhje të sofistikuar. Por opozita nuk mund të vazhdojë edhe sot e kësaj dite që jo na i vodhën e jo nuk na i vodhën. Ku është përgjegjësia e tyre?
