Muçi: Testi i vërtetë i çdo partie është kur hyn në Parlament. Rama mori 83 mandate falë rënies drastike të PD-së
Në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", kandidati nga Lëvizja Bashkë, Redi Muçi, tha se mandati i tretë i Edi Ramës u mundësua nga rënia e fortë e Partisë Demokratike, për shkak të një drejtimi që nuk përfaqëson më aspiratat e votuesve të saj.
" Në radhë të parë ato vota edhe sikur 1 parti e vetme të ishin të gjitha fraksionet prap të njëjtin numër deputetësh do të kishin prodhuar.
Çështja është që duke qëndruar gjithësecili në pozitën e vet kemi fituar edhe një identitet tonin e kemi një qasje tonën.
Po përfaqësohemi në Parlament ku gjithësecili do të duhet të bëj opozitën e vet.
Testi i vërtetë i çdo partie është kur hyn në Parlament, se çfarë qëndrimi mban.
Tani në qoftë se do të bëjmë një analizë serioze të situatës duhet thënë që me 83 mandatet që fitoi Edi Rama e rikonfirmoi këtë mitin e regjimit që është ngritur në vendin tonë, ama duhet thënë që 83 mandate i ka marr falë rënies drastike që pësoi PD-ja.
Kjo rënie vjen në radhë të parë vjen për shkak të kryetarit të kësaj partie, i cili nuk përfaqëson më aspiratat e atyre që e kanë votuar PD-në deri më sot dhe është aty për interesin e vet dhe të familjes së vet", u shpreh Muçi.
