"Përgëzoj udhëheqësit e partive të vogla opozitare," Rama: Uroj të mos ecin në gjurmët e opozitës së vjetër
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur në sheshin Skënderbej fjalimin falenderues pas fitores së PS-së në zgjedhjet e 11 majit.
Rama u shpreh se për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan dhe më pas në 11 maj vendosën t'i besojnë Partisë Socialiste mandatin e katërt.
Rama: Shqipëria sot, është Shqipëri krejt tjetër dhe nuk duan ta kuptojnë që ky popull nuk ndryshon qeverinë që ka, pa ndryshuar opozitën që nuk e do.
Koha do e thotë nëse rezultati është në fakt rezultat i një përballjeje përfundimtare.
Ne u bëmë partia që e mishëruam fuqishëm në sytë e shqiptarëve, që e duan Shqipërinë zonjë e BE.
Edhe pse rezultati përfundimtar nuk ka dalë akoma, unë dua t’i përgëzoj udhëheqësit e partive të vogla opozitare, bënë betejat e tyre.
Uroj të mos ecin në gjurmët e opozitës së vjetër, por të rriten si alternativa.
