Bushkolaj: Besoj që është implementuar një manual për tjetërsimin e votës
I ftuar në emisionin "Ora e Betit" në "Ora News", gazetari Elkier Bushkolaj analizoi situatën paszgjedhore në Partinë Demokratike, duke theksuar nevojën për reflektim dhe duke ngritur shqetësimin për një “manual të tjetërsimit të votës” që sipas tij është zbatuar në këto zgjedhje.
" Unë besoj që do të ketë një reflektim pasi duhet të kemi parasysh që duhet të ketë një reflektim qoftë nga drejtuesit politik, qoftë nga 12 drejtuesit e qarqeve.
Përtej faktit të statusit të Jul Dedës ne duhet të kemi parasysh se është një situatë tejet e nxehtë edhe në PD, sapo janë humbur zgjedhjet, është humbur edhe një tjetër shans për të kthyer PD-në në pushtet por ne duhet të kemi parasysh që fokusi aktualisht besoj që është përqëndruar tek ekspozimi i masakrës zgjedhore.
Tani ne jemi 5-6 veta në këtë panel dhe ne të gjithë besojmë që është implementuar një manual për tjetërsimin e votës.
Deri ku ka shkuar ky manual, deri ku ka shkuar përdorimi i administratës, deri ku ka shkuar përdorimi i grupeve kriminale besoj se janë instancat përgjegjëse që do të duhet ta faktojnë.
A nuk duhet të ishin faktuar këto përpjekje para zgjedhjeve? Këtë pyetje do të duhet tia shtronim kreut të SPAK-ut, Dumani i cili pretendoi se ka ngritur një task force ku është policia e shtetit, ku janë prokurorët e rretheve.
Të vetmet kriminelë elektoral që na kanë dalë në këtë histori të paktën në këto zgjedhje, sikur na doli në 2023 një kriminel elektoral në Himarë apo një kriminel elektoral në Tiranë, na dolën në disa zona që ishin bastion të PSD-së", u shpreh Bushkolaj.
