Çfarë prodhoi 11 maji? Koçibellinj: Shifrat flasin, zgjedhjet nuk prodhuan një opozitë të fortë

Aktivistja Suela Koçibellinj e ftuar në studion e lajmeve në “Ora Neës” komentoi zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe rezultatin që ato prodhuan.

“Shifrat flasin dhe tregojnë që patjetër ky është vullneti i popullit, pastaj a është ky vullnet përfaqësues dhe i duhuri, kjo është diskutim tjetër.

Në situatën në të cilën Shqipëria ndodhet dhe në vazhdimësinë e punës që PS-ja ka prej 12 vitesh në Shqipëri dhe me pjesën masive të bashkive, që do të thotë me ndikim të drejtpërdrejtë në nivel lokal afër banorëve, afër punësimit, afër shërbimeve, besoj s eështë një ndër arsyet e forta por jo e vetmja se pse PS-ja është sot me 83 mandate në Kuvendin e Shqipërisë.

Nga ana tjetër unë besoj fort se çdo pozite i duhet një opozitë.

Pra, kemi nevojë që të kemi një zë të fortë për të nxitur dhe ngacmuar dhe ndaj duhet një opozitë e denjë dhe e fortë. Por realisht nga këto zgjedhje nuk doli një opozitë e tillë.

Ka nevojë për zë kundra, jo për zhurmë, pasi jemi lodhur. Dhe kam përshtypjen që emrat që u mbyllën në listën e mbyllur ishin zërat e zhurmshëm që nuk i duhen Shqipërisë”, u shpreh Koçibellinj.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË