Tërmet votash në Vlorë, Bido: rezultati është i qartë 9 me 3 për PS-në, nesër numërohet diaspora

Ardit Bido, fituesi i kandidatit të deputetit të PS-së në Sarandë në listën e Qarkut të Vlorës në një lidhje nga Vlora foli në studion e lajmeve maratonë mbi zgjedhjet parlamentare të së dielës në “Ora News”.

“Po mbaron procesi i numërimit dhe rezultati është i qartë 9 me 3 për PS-në. Nesër do numërohen votat e diasporës dhe ka një pritshmëri të lartë që masa dërrmuese e votave të jenë për PS-në, por besoj se do jetë e vështirë për të shkuar në 10 me 2 rezultati”, u shpreh Bido.

NDIQNI MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI