Katastrofa zgjedhore në Fier, reagon Gazment Bardhi: Një falënderim zemre! Jemi njerëz të lirë

Partia Socialiste ka siguruar 12 mandate në qarkun e Fierit, ndërsa Partia Demokratike 4 mandate.

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Belinda Balluku, e cilësoi si historike fitoren e forcës politike që ajo përfaqëson.

Ndërsa, kreu i fushatës së PD-së në qarkun e Fierit Gazment Bardhi ka një falënderim zemre.

Mesazhi i Gazment Bardhit

Një falënderim zemre

Me zemër të thyer se zgjedhjet e 11 Majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve, dua të falënderoj me përulësi të gjithë ata demokratë dhe mbështetës të opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike!

Në qarkun e Fierit, ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin!

Ju falënderoj me zemër për qëndresën dhe besimin! Një falënderim të veçantë për strukturat e Partisë Demokratike, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur!

Ne do të qëndrojmë së bashku të panënshtruar, sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!

NDIQNI MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI