Drejt përfundimit numërimi për subjektet politike në Durrës, PS ka arritur të sigurojë 52.5 % të votave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2025, 18:25
Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Durrësit. Nga të dhënat Partia Socialiste kryeson me rreth 20 mijë vota më shumë kundrejt Partisë Demokratike-Aleancës për Shqipërinë Madhështore.
Pra nga të dhënat rezulton se PS ka arritur të sigurojë 52.5 % të votave, ndërsa PD 38.8 % të votave. Pjesa tjetër e votave ndahet mes partive të vogla.
Ndërkohë në qarkun Durrës vijon numërimi i votave për kandidatët, për të parë se cilët do të jenë emrat e deputetëve që do të hyjnë në Parlament nga të dy palët.