Kepi: Koha që z. Berisha të mbajë fjalën dhe të largohet nga drejtimi dhe të bëhet një ndryshim drastik në PD

Marko Kepi, një nga veprimtarët më të njohur të rinj, në komunitetin shqiptaro-amerikan në një lidhje direkte nga SHBA-ja me studion e lajmeve maratonë mbi zgjedhjet parlamentare të së dielës në “Ora News”, komentoi rezultatin e 11 majit.

“Është koha që në Shqipëri të vendoset demokracia funksionale dhe kjo duhet të nisë nga opozita.

Zoti Berisha duhet të mbajë fjalën dhe të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike”, u shpreh ndër të tjera Kepi.

NDIQNI MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI