Tepelena: Të mos harrojmë se për një pjesë të diasporës, Berisha vazhdon të jetë “Gogoli i 97-ës”
Aktivisti Andi Tepelena i ftuar në studion e lajmeve maratonë mbi zgjedhjet parlamentare të së dielës në “Ora News”, u shpreh se rikthimi i Sali Berishës si kryetar rezultoi se nuk ishte ilaçi për Partinë Demokratike.
“Nuk ishte ilaçi i duhur dhe për mendimin tim rikthimi i Berishës ka qenë i imponuar nga lart.
Ka qenë një vendim i Ramës me të gjithë enturazhin ndërkombëtar që donin ta kthenin “gogolin” dhe kjo i bënte dëm vetë imazhit të Partisë Demokratike.
Për mendimin tim Berisha ishte i ikur, ishte aktiv me ato statuset në rrjetet sociale, por ishte i ikur.
Ia imponuan rikthimin në mënyrën që mbase as ai vetë nuk e ka dashur.
Në këtë aspekt kjo konjkturë e rikthimit të Berishës nga Rama bëri që tek njerëzit të rikthehej “gogoli” i Berishës, ku për emigracionin e parë të viteve ’90-të Berisha është po ai i ’97-ës”, theksoi Tepelena.
NDIQNI MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI

