Berisha: Do të bëjmë protestë!/ Rama përgjigjet me Skënderbeun: O mret, të gjithë ata do të mblidhen këtu nga të katër anët e Europës

Më 16 maj në Tiranë do të mbahet samiti i BE-së, ku në sheshin “Skënderbej” do të bëhen bashkë të gjithë liderët dhe krerët e Evropës.

Kryeministri Edi Rama ka hedhur një postim në rrjetet sociale, ku ka vënë fokusin edhe një herë tek samiti i BE-së.

“Më 16 maj të gjithë ata do të mblidhen nga të katër anët e Europës në sheshin tënd o Mbret dhe ne, stërnipërit e tu do të jemi të gjithë krenarë për emrin e Shqipërisë tonë, që do të shqiptohet në të gjitha gjuhët e botës”, ka shkruar Rama, teksa shkrimin e tij e shoqëron me një foto të heroit tonë kombëtar.

Ndërkohë që në herët, kreu i PD, Sali Berisha paralajmëroi se më 16 maj do të zhvillojë një protestë.