Sefa: Berisha si dashnor i madh i statutit ai duhet ta zbatojë dhe të ikë. Ka arritur rezultatin më të dobët historik

Përfaqësuesi i Koalicionit Euroatlantik, Indrit Sefa i ftuar në studion e lajmeve maratonë mbi zgjedhjet parlamentare të së dielës në “Ora News”, i kërkoi kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha të zbatojë statutin e partisë që ai vetë hartoi dhe të japë dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të kësaj të diele.

“Problemi është se Sali Berisha nuk e ka lënë vetëm në vullnet të tij këtë punë. Se këta demokratët kur kishin foltoren e famshme do të bënin statutin, do të bëjmë një nen që kur humbet ikën dhe kështu me radhë dhe e ka një nen të tillë.

Ndaj Sali Berisha duhet të zbatojë statutin dhe meqë është dashnor i madh i statutit dhe rregulloreve të partisë dhe e kishte shqetësim të madh këtë për funksionimin e partisë, ai duhet të ikë bashkë me të gjithë drejtuesit që e ndoqën nga mbrapa. Kanë rezultatin më të dobët historik”, tha Sefa.

NDIQNI MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI