Xhihani: Ky rezultat s’pritej as nga vetë PS-ja. E habitshme konsolidimi i votave të saj

Eksperti i Ekonomisë Arbër Xhihani i ftuar në studion e lajmeve maratonë mbi zgjedhjet parlamentare të së dielës në “Ora Neës”, komentoi zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe rezultatin paraprak që ato prodhuan, ku rezulton se mazhoranca nën drejtimin e Edi Ramës ka fituar mandatin e katërt qeverisës.

“Grafiku i rezultatit paraprak të zgjedhjeve të 11 majit ishte tejet surprizues dhe mendoj se dhe në planet apo planifikimet më idela të vetë Partisë Socialiste nuk ishte menduar që grafiku do të ishte në këtë shkallë.

Grafiku i Kuçit tregonte për 78 mandate, por të shkojmë në 82 dhe 83 mandate është tejkalim edhe të vetë parashikimit të tyre.

Ishte një situatë ideale dhe e paarritshme ajo e 88 mandateve, por sidoqoftë është e habitshme konsolidimi i votave të PS-së duke e krahasuar me numrin e votave të zgjedhjeve të mëparshme”, u shpreh në vlerësimin e tij, Arbër Xhihani

NDIQNI MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI