Protestë pas zgjedhjeve, Olli: PD-ja kontradiktore, edhe s’i njohim zgjedhjet, edhe në Kuvend do futemi
Gazetari dhe analisti Leonard Olli Rigels i ftuar në studion e lajmeve maratonë mbi zgjedhjet parlamentare të së dielës në “Ora News”, komentoi garën e 11 majit dhe protestën e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha në Tiranë më 16 maj në kohën kur në kryeqytetin shqiptar mbahet dhe samiti i nivelit të lartë të BE-së.
“Pak a shumë ishte i paralajmëruar qëndrimi i Partisë Demokratike, i cili në vetvete përbën një qëndrim të dyzuar; sepse nga njëra anë edhe nuk e pranojmë rezultatin e zgjedhjeve dhe nga ana tjetër vazhdojmë të jemi pjesë e procesit.
Edhe nuk do t’i njohim rezultatet e zgjedhjeve por edhe në Kuvend do të shkojmë. Pra besoj se këto janë qëndrime të karakterit kontradiktor, si në konceptin politik, ashtu edhe në aspektin juridik.
Po ashtu, ky është një pretendim që në Shqipëri e dëgjojmë sa herë që ka zgjedhje, me përjashtim të dy rasteve të rrotacionit të 2005-ës dhe atij të 2013-ës, ku palët nuk mund të akuzonin për arsye se ishin në qeverisje.
Dhe në rastin konkret ne vazhdojmë të dëgjojmë po të njëjtin aspekt justifikues dhe në fund të fundit ka një problem madhor: zgjedhjet në Shqipëri nuk janë as të drejta, as të barabarta dhe ne këtë e dimë”, u shpreh Olli.
NDIQNI MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI

