VESI DEL ME SHPIRTIN/ Manipulohen votat e kutisë së burgut ku votuan VIP-at nga Erion Veliaj te Jurgis Çjyrbja. U gjetën...
Nga Isa Myzyraj Përditësimi i fundit 13 Maj 2025, 09:36
Në qendrën e votimit të ngritur në burgun e Durrësit, ku votuan disa figura të njohura si Erion Veliaj, Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Ilir Beqaj, është konstatuar një parregullsi gjatë numërimit të votave.
Sipas burimeve zyrtare, në kuti janë gjetur dy fletë votimi më shumë sesa numri i votuesve të regjistruar.
Për këtë arsye, kutia e votimit është pezulluar dhe rezultati i saj nuk është marrë në konsideratë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të dalë me një vendim përfundimtar në lidhje me vlefshmërinë e votave në këtë qendër votimi.
