PS dominon edhe te votat e Diasporës, Nisma Shqipëria Bëhet forcë e tretë me 8.4%

Partia Socialiste udhëheq bindshëm në votat e Diasporës, teksa janë numëruar 24022 zarfe nga 194889. Sipas rezultateve të KQZ-së, PS ka siguruar 13209 vota në total ose 56%.

Ndërkohë që PD ka arritur të sigurojë 6857 vota (28.5). Ka një rritje të lehtë të koalicionit opozitar, por diferenca mes palëve është e madhe.

Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt ka marrë 2014 vota (8.4%), ndërkohë që Partia Mundësia 726 vota (3%). Ndryshe nga votat në rang kombëtar, PSD ka vetëm 1%.

NDIQNI MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI