Fotografoi fletën e votimit, arrestohet 43-vjeçari në Librazhd
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2025, 17:50
Një 43-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Librazhdit pasi dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit. Mësohet se i arrestuari fotografoi fletën e votimit në qendrën me nr. 2742. Mbi 43-vjeçarin rëndon vepra penale ‘shkelja e fshehtësisë së votimit”.
Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore Librazhd, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, arrestuan në flagrancë shtetasin M. F., 43 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.
Shtetasi M. F., në qendrën e votimit nr 2742, në fshatin Spathar, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit. Sekuestrohet aparati celular i përdorur në këtë rast. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
