Blushi: Fitorja Madhështore e shqiptarëve është më pranë se kurrë! Edhe 48 orë për t’u ndarë nga lëngata, varfëria dhe mjerimi
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të marrë pjesë në zgjedhjet historike të 11 Majit, për ta shndërruar në ditën e rizgjimit të demokracisë dhe në një festë të madhe të demokracisë, për të çelur të gjithë së bashku një epokë të re për Shqipërinë e dekadave, që do të vijnë.
DEKLARATA E TEDI BLUSHIT
Fitorja Madhështore e shqiptarëve është më pranë se kurrë.
Ju bëjmë thirrje çdo shqiptareve të ndershëm dhe patriotë të marrë pjesë në zgjedhjet historike të 11 Majit, për ta shndërruar në ditën e rizgjimit të demokracisë dhe në një festë të madhe të demokracisë, për të çelur të gjithë së bashku një epokë të re për Shqipërinë e dekadave, që do të vijnë.
Edhe 48 orë për t’u ndarë nga lëngata, varfëria dhe mjerimi që sekti kriminal i “Rilindjes” mbolli në çdo vatër shqiptare, duke shkretuar si murtajë Shqipërinë nga forca më aktive dhe krijuese, nga të rinjtë e të rejat, nga intelektualët, nga mbi 1 milion shqiptarë.
I bëjmë thirrje çdo qytetari për të ndëshkuar me votë hajdutërinë, tiraninë, ligësinë, harbutërinë, pashpirtësinë dhe përjashtimin që Edi Rama me narkoqeverinë mbolli në 12 vite.
Të marrim pjesë masivisht në referendumin historik të 11 Majit. Vota është fuqia e vërtetë dhe me e madhe e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh.
Vota në 11 maj për Nr.1 është votë per familjen dhe mbrojtjen e saj nga skamja dhe mizerja ekonomike.
Vota ne 11 maj për Nr.1 eshte nje vote kunder prindit 1 dhe prindit 2, eshte vota per nenen dhe babain dy kolonat mbajtese te familjes dhe shoqerise.
Pjesëmarrja në zgjedhje, është një mision i larte patriotik dhe qytetar ndaj askush nuk duhet të mungojë!
11 Maji është një mundësi e madhe edhe për socialistët e ndershëm që të ndëshkojnë me votë keq-qeverisjen, plackitjen dhe korrupsionin e tmerrshem te “Rilindjes”, që nuk ka asgjë socialiste.
Nuk ka asgje socialiste qe te mbushesh zyrat e shtetit me narkotrafikante e kriminele gjithfaresh dhe ta kthesh shtetin vendin ne nje narkoshtet ku ligjin e bejne horrat dhe ku njerezit e thjeshte jane te pambrojtur per veten dhe pronat e tyre.
Nuk ka asgjë socialiste të varfërosh popullin tend dhe të pasurosh veten dhe një grusht klientësh e oligarkesh të pushtetit dhe të lësh shqiptarët me pagat e pensionet më të ulta dhe më mizerabël në rajon.
Nuk ka asgjë socialiste kur qeveria i rrit me 60% shpenzimet nga xhepi i qytetareve për shëndetësinë.
Nuk ka asgjë socialiste t'ia lësh shtetin në dorë krimit dhe narkotrafiqeve, të shkatërrosh e degjenerosh familjen, ta shpërbësh atë duke i përzënë shqiptarët në emigracion, duke shkatërruar e falimentuar ekonomikisht fermeret dhe ta çosh bujqësinë në kufijte mjeranë te mbijetesës.
Më 11 Maj socialistët e ndershëm dhe të vërtetë, do të jenë një forcë ndëshkuese dhe do të votojnë për ndryshimin, për Nr.1 dhe për Ilir Metaj, deputet në Qarkun e Tiranës, pasi të gjithë shqiptarët e duan demokracinë e duan rotacionin, dhe ata do ta ndëshkojnë mashtrimin dhe mosmbajtjen e premtimeve me votën e tyre, si qytetarë të lirë.
Ne na duhen vetëm 100 ditë, për të ndryshuar të ardhmen e shqiptarëve dhe rritur mirëqenien e tyre.
Ne na duhen vetëm 100 ditë:
Për të vendosur minimumin jetik prej 200 eurosh për çdo shqiptar, për çdo pensionist, me pension të plotë apo të pjesshëm, më të ulët se 200 euro në muaj, për çdo të papunë ose person në ndihmë ekonomike, për çdo student me bursë dhe çdo jetim.
Ne na duhen vetëm 100 ditë për të rritur:
pensionet me 20%.
rrogën minimale në 500 euro.
rroga mesatare në 1200 euro.
Për të pajisur çdo pensionist, qytetar me minimum jetik apo rrogë minimale (500 euro) me Kartën e Konsumatorit, me të cilën do të përfitojë kthimin e TVSH-së që paguan për blerjet e ushqimeve bazë, energjisë elektrike, ujit dhe ilaçeve, duke përfituar rreth 450 euro në vit.
Ne na duhen vetëm 100 ditë që:
Çmimi i energjisë elektrike të ulet në 7 lekë/këh.
Çmimi i naftës të ulet me 35-40%.
Të falen të gjitha gjobat për energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm për:
* Pensionistët
* Punonjësit me rroga të ulëta
* Nënat kryefamiljare
* Familjet në ndihmë ekonomike
* Të papunët.
* Biznesin e vogël.
Ndryshimi është i mundur vetëm duke votuar për Nr.1 “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” dhe për Ilir Metaj, deputet në Qarkun e Tiranës.
Ftojmë qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë të bashkohemi sot në “Bulevardin e Ri”, në mitingun madhështor të fitores.
Fitorja është më pranë se kurrë.
Ndaj këto orë janë vendimtare për të takuar dhe kontaktuar çdo shqiptar, të afërm dhe mik, për t’i kërkuar të bashkohet në një mision historik dhe patriotic, për të votuar kundër narkodiktaturës, për të votuar për NR.1.


