Nga ish punonjësi i ambasadës tek shoferi i kryebashkiakut, Këlliçi denoncon EMRAT e "terroristëve elektoralë" në Durrës: Të dielën të paketojmë Ramën!

Në studion e ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi erdhi me pasaportën që Edi Rama u premton shqiptarëve në këto zgjedhje. Ajo nuk është pasaporta e BE-së por e narkoshtetit.

“Nëse duan të votojnë pasaportën e parë të narkoshtetit në Europë le të shkojnë të votojnë. Nëse duan të vijojnë të jenë pjesë e narkoshtetit të parë në Europë të shkojnë e t'ia japin.  që tia bëjnë jetesën më të vështirë” tha Këlliçi

Kandidati për deputet i PD-së për qarkun e Tiranës i bëri thirrje shqiptarëve të largojnë Ramën me votë me qëllim që ai të përballet me krimet e korrupsionit që ka bërë.

Ka ardhur momenti ta paketojmë e ta çojmë në penison politik dhe ta cojmë tek shokët e tij, tek Erion Veliaj e kompani.

Ditën e dielë ta cojmë e ta paketojmë. Edi Rama do të ketë fundin më të keq që ka pasur ndonjë politikan shqiptar për shkak të dëmit të madh që i ka bërë Shqipërisë. Bashkëpunëtorët e tij më të afërt sot i ka armiqtë e tij dhe që e spiunojnë kudo nëpër agjencitë e huaja, në ambasada dhe kanë treguar bëmat. Ai është një njeri  që ka korruptuar kreun e kundëzbulimit të FBI, Mcgonigal. Njeriu që dikur hiqej si gruaja e Bilalit.  Ka ardhur momenti që më mirë të ikë vetë se ka vjedhur si asnjë politikan në historinë e tranzacionit. Ia kalon dhe Erjol Veliajt në vjedhje. Është ky arkitekti kryesor.

Është ky pa u shpikur skema  5D dhe skema 5 B e Belinda Ballukut. 10 mijë euro për të larë makinën tek lavazhi në pronësi të mamasë së Ervin Hoxhës. Kjo është çmenduri. Ky njeri që ka rekordet më të zeza të dielën duhet larguar masivisht me votë.

Ndërkohë Berisha nuk është kthyer si politikan por si misionar për të larguar të keqen e madhe Edi Rama. Jepni votën PD e Sali Berishës. Për 100 ditë implementojmë paketën e dhembshurisë.

TERRORISTET

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, njëkohësisht kandidati për deputet i PD-së Belind Këlliçi denoncoi sot me emra ata që po intimidojnë, manipulojnë votuesit në qarkun e Durrësit duke i bërë apel SPAK të veprojë.

I ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, Këlliçi paralajmëroi 'terroristët elektoralë' se pas 11 majit do të përballen me forcën e ligjit.

Këlliçi i kërkoi SPAK të veprojë dhe të mos heshtë pasi pikërisht në mes të Tiranës po bëhet hataja me manipulimin e votës.

“Ditën e djeshme kam publikuar listat e administratës publike që detyrohen për të gjetur 10 vota për ministrin e brendshëm, Ervin Hoxha se ndryshe humbasin punën.  

SPAK u zgjua nga gjumi ditën e djeshme me një lajm që nuk kam parë një gjë konkrete. Thonë se kanë bastisur disa zona në Shkodër, ndërkohë që në mes të Tiranës po bëhet hataja.

Ndërsa në Durrës kemi bërë atë që quhet ‘muri i zi’ i emrave të personave që intimidojnë votuesit dhe shantazhojnë.

Na ka ardhur një denoncim i detajuar i personave që troç PD i konsideron terroristë elektorale dhe si të tillë dot ë trajtohen nga ligji dhe PD.

Terroristat elektoralë në qarkun e Durrësit

Në lagjen 3, Durres

Romi Shqopa

Në Lagjen 10, Durrës

Gëzim Kosovari e Gjergj Dauti, babai i Geri Dautit kryeinigjinier në UKD

Në lagjen 13, Durrës​

Redi Tabaku

Në lagjen 15, Durrës​

Fetah Mataj

Në lagjen 18, Durrës​

Erjon Koçllari

Elvis Pengili, drejtor Kadastre,

Emiljan Lako

Skerdi Bello

Në Shijak

Saimir Tusha

Jul Balla

Artan Sabri Nurka (Ujësjellësi, Ferma Sukth)

Blendi Shika në Goxhas

Muhamet Miça, Borakë

Vilson Aliaj- Shoferi i kryetarit i Bashkisë

Shkallnur-Arapaj, Durrës

Artur Feta (OSHEE)

Arapaj, Durrës: Indrit Gjoka

Në lagjen 8 në Durrës

Klajdi Senko

Hamdi Vath Lana

Në Romanat

Flamur Gjuzi

Në Itali

Në Rimini, Edmond Kumaraku, i përfshirë në blerje votash. Ish-punonjës i ambasadës në Romë. I larguar për korrupsion. Aktualisht drejton një shoqatë në Rimini.

Këlliçi kishte dhe një paralajmërim për ta.

“PD i bën thirrje të gjithë këtyre individëve dhe shokët e tyre në ves në manipulimin dhe vjedhjen e votave. Pas të dielës do të goditeni me forcën e ligjit. Gjithësecili që tenton të kërcënojë e intimidojë qytetarët për të votuar nuk do të ketë mëshirë PD dhe ligji për secilin prej individëve" tha Këlliçi.