Majko: SPAK garanci për drejtësinë, jo PS-ja, me një opozitë normale do të ishim rrezuar si qeveri

Në “Drejt” nga Luan Rama, deputeti socialist Pandeli Majko tha se ata në burg janë kosto dhe nëse do të ishin në një vend perëndimor dhe me një opozitë normale do të fillonte për numërimi mbrapsht për qeverinë aktuale.

Majko: E vuaj personalisht, por nuk e kam të vështirë kaushi qytetarëve, por me veten në radhë të parë sepse kanë qenë miqtë e mi. Në shpjegimin që u bëj njerëzve u them se me drejtësinë jemi të vërtetë, ndërsa pjesa tjetër ka një platformë të pashkruar se nëse je i imi je i paprekshëm dhe nuk të shes.

Nëse ka një ngacmim qytetar dhe social, mbase një shpresë të fundit për të drejtën në vend, sot është SPAK-u dhe jo programi i PS-së apo dikush tjetër. Sigurisht që ata në burg janë kosto dhe nëse do të ishim në një vend perëndimor dhe me një opozitë normale do të fillonte për ne numërimi mbrapsht. Asnjë në perëndim nuk do të mbante këtë sjellje.