Pëllumb Seferi: Reflektimi dhe falja janë rrugë e rëndësishme për të bërë më të mirën për veten, familjen, qytetin e vendin tonë
Kur na ndajnë vetëm pak orë nga ,mbyllja e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kandidati për deputet në Qarkun e Tiranës nga Koalicioni Euroatlantik, Pëllumb Seferi, përmes rrjeteve sociale shpreson për ditë më të mira e të begata për të gjithë ne dhe atdheun tonë të dashur!
MESAZHI I PËLLUMB SEFERIT
Profeti Muhamed a.s thotë se "Dita më e mirë në të cilën lind dielli është dita e Xhuma"
Në këtë ditë dhe orë të bekuar, lutem që Zoti të pranojë lutjet dhe adhurimet e çdo besimtari që i përgjigjet ftesës së Zotit për në namazin e së Premtes.
Reflektimi dhe falja janë rrugë e rëndësishme për të bërë më të mirën për veten, familjen, qytetin e vendin tonë.
Me lutjet tek i Madhi Zot le të besojmë se do mundemi të bëjmë atë që kemi amanet, duke shpresuar për ditë më të mira e të begata për të gjithë ne dhe atdheun tonë të dashur!

