Shqipëria voton të dielën! Edvin Kulluri: Partia jonë të paktën 3 mandate të sigurta në 11 Maj

Kandidati i Djathtas për Zhvillim në qarkun e Vlorës, Edvin Kulluri, tha sot për “Ora News” se forca që ai përfaqëson do të marrë në zgjedhjet e 11 majit të paktën 3 mandate deputetësh në Kuvendin e ri të Shqipërisë.

“Kanë qenë ditë të forta politike ku së bashku me Arbër Agalliun kemi zhvilluar beteja të forta në këto vite si PD-në ashtu dhe me Partinë Socialiste që kanë krijuar efekt të dukshëm në të gjitha zonat, por më tepër këtu në zonën e Dukatit të Vlorës ku dhe unë kam origjinën.

Perceptimi im është këtë herë do të ketë më shumë vota për kandidatët se sa për partitë dhe besoj se do të ketë një votë masive për partitë e reja kjo dhe si votë proteste për partitë e mëdha.

Partia jonë të paktën 3 mandate të sigurta në 11 Maj”, u shpreh ndër të tjera Edvin Kulluri.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EDVIN KULLURIN