VIDEO/ Pëllumb Seferi: 11 Maji do jetë një festë dhe zemra e saj është mbështetja që Koalicioni Euroatlantik ka marrë
Pëllumb Seferi, kandidati për deputet nga Koalicioni Euroatlantik në Qarkun e Tiranës shprehet i bindur se 11 Maji do jetë një festë dhe zemra e kësaj feste është ky ekip dhe kjo mbështetje që Koalicioni Euroatlantik ka marrë në këtë fushatë në çdo qytet, në çdo lagje!
Teksa publikon pamjet nga mitingu përmbyllës i fushatës elektorale, Seferi thotë se Koalicioni Euroatlantik do mundet t’i japë Shqipërisë një qeveri që do ketë në qendër të saj qytetarin, familjen, zhvillimin e pronës dhe sipërmarrjen.
MESAZHI I PËLLUMB SEFERIT

11 Maji do jetë një festë, dhe zemra e kësaj feste është ky ekip dhe kjo mbështetje që Koalicioni Euroatlantik ka marrë në këtë fushatë në çdo qytet, në çdo lagje!
Së bashku ne mundemi t'i japim Shqipërisë një qeveri që do ketë në qendër të saj qytetarin, familjen, zhvillimin e pronës dhe sipërmarrjen, duke besuar se vetëm një qeveri e drejtë dhe për të drejtën do na sjellë një të nesërme më të mirë për të gjithë!

Voto për ndryshimin! Voto 4
Voto Koalicionin Euroatlantik

