“Kërkoni fotot e mia lakuriq” Majko: Bën batuta, e vuajti shumë përdorimin e fjalës autik

Në “Drejt” nga Luan Rama, deputeti socialist Pandeli Majko tha se kryeministri Rama bën shumë batuta, teksa shtoi se e ka vuajtur shumë përdorimin e fjalës autik.

Majko: Rama ishte duke bërë batuta me të rinjtë dhe ai mbetet ai. Rama vritet për gjëra për të cilat një politikan normal nuk i diskuton shumë. E ka vajtuar shumë përdorimin e fjalës autik. Unë flas shumë me të, sepse e mendoj dhe e njoh si Edi Rama.

I mirëkuptoj të gjitha si mik, sepse këtë punë është. Mendoj se ai i bën rivlerësim që i bën të gabuar, dhe kërkoi ndjesë, sepse e ndjeu deri në kockë. Batutat e tij shkojnë nga batutat, deri në zonën gri dhe deri tek fyerja. Një gjë që ai e ka dhënë un nuk do e thoja.