Majko: Këneta është një situatë e ndenjur që nuk lëviz, kolapsi brenda opozitës po rritet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2025, 21:50
Në “Drejt” nga Luan Rama, deputeti socialist Pandeli Majko tha se konotacioni i kënatës sot është i një situatë të ndenjur dhe të gjendjes që nuk lëviz.
Majko: Konotacioni i kënatës sot është i një situatë të ndenjur dhe të gjendjes që nuk lëviz. Nuk kanë ofertë dhe për të ndërtuar diçka të re për t’i dhënë diçka brezit të ri. Diskutimi i fjalës kënetë sipas meje ka dalë nga koncepti që duhet të dilnim nga rrethi i brendshëm i të bërit opozitë për të bërë një hap në shoqëri.
Kishim kufizuar veten edhe nga presioni që vinte nga pushteti. Sot kënata është një mungese e përshtatjes me shoqërisë dhe mungesave e ndërtimit të urave me të ardhmen. Kolapsi brenda tyre po rritet.
