VIDEO/ Kandidati për deputet, Xhemal Gjunkshi paraqitet në SPAK
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 6 Maj 2025, 09:42
Kandidati për deputet i PD-së, Xhemal Gjunkshi, është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK.
Xhemal Gjunkshi, ish-deputet dhe ish-shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, mbërriti në SPAK rreth orës 09:49.
Ai u fut i vetëm brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ndërsa nuk bëri komente për gazetarët.
Nuk dihet ende arsyeja përse Xhemal Gjunkshi është thirrur nga prokurorët e posaçëm.
